Presidenti Gjorge Ivanov nuk u përgjigj në ftesën që ta pranojë Veglën për llogaridhënie, me çka refuzon t’i informojë qytetarët për shpenzimet e tij zyrtare, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
“Ende nuk ka përgjigje nga presidenti Ivanov, në letrën e Qeverisë me propozim dhe Zyra e presidentit ta pranojë Veglën për qeverisje transparente, llogaridhënie dhe komunikuese. Në frymën e vendosmërisë për transparencë dhe llogaridhënie në punën e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve të zgjedhur, Qeveria i bën thirrje presidentit të RM-së t’i vë në kontroll të opinionit informatat dhe të dhënat për shpenzimin e parave të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.
Në letrën, e dërguar më 29 maj, ministri i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, e ka informuar presidentin Ivanov se vegla për qeverisje transparente, raportuese dhe komunikuese është e arritshme për të gjithë funksionarët e zgjedhur të cilët janë të gatshëm t’i lënë në çdo moment në kontroll të qytetarëve edhe informatat dhe të dhënat për shpenzimin e parave të tyre.
Në letër Qeveria e ka informuar presidentin Ivanov, se përmes Veglës për llogaridhënie, para qytetarëve deri tani janë publikuar shpenzimet e kryeministrit, të ministrave, të zëvendësministrave, të sekretarëve shtetërorë dhe të sekretarit të përgjithshëm në Qeveri.