Iniciativa për kontestimin e vendimit për shpalljen e referendumit e dorëzuar nga partia politike “E majta” është tentim për rrënimin e shtetit, thotë në intervistë për MIA-n, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.
Gjykata Kushtetuese e cila duhet të debatojë në seancë të mërkurën, sipas Ivanovskit, në mënyrë formale dhe ligjore ka në dispozicion tre mundësi. Mundësia e parë është që ta hedhë poshtë iniciativën, duke vlerësuar se çështja nuk është e tillë që të veprojë Gjykata Kushtetuese.
E dyta mund të jetë që Gjykata ta refuzojë, gjegjësisht të mos ndërmarrë procedurë pasi veçmë e ka lënë në fazën e vendosjes, dhe e treta, mund të vendosë që të ndërmarrë procedurë më vonë, të shkojë edhe në ndërprerjen adekuate ose anulim.
Ai thekson se referendumi si materie kushtetuese është në rregull në sferën e anëtarësimit në BE dhe në NATO, ku janë dhënë vendime adekuate të cilat nënkuptojnë shumicë të kualifikuar.
“Por, referendumin e tanishëm ose prononcimin e tanishëm unë e kuptoj vetëm si krijim i atyre mundësive që të shkohet pastaj në një referendum të tillë, në të cilin do të pranohej përcaktimi gjithëpërfshirës për anëtarësim. Ky referendum tani, siç kontestohet para Gjykatës Kushtetuese, mendoj se ndikon në referendum të cilin Kuvendi i RM-së e shpall dhe ku në vetë shpalljen e tij është përcaktuar shumica, sepse vetë Kuvendi e solli në atë mënyrë – me shumicë, e jo me shumicë prej dy të tretave. Përcaktimi i tij për referendumin e tillë, sipas kësaj, bëhet çështje pak më ndryshe, e jo ashtu si iniciatori ia jep ndikimin e tij”, thotë Ivanovski.
Nga ana tjetër, siç thotë, frikohet se me vendosjen e vetë çështjes për shqyrtim para Gjykatës Kushtetuese, duke marrë parasysh përvojën e deritanishme nga puna në këtë përbërje gjyqësore, shkohet pikërisht në këtë pikë të zezë, në rrënimin e themeleve të shtetit.
“Rrënimi i këtij referendumi do të nënkuptonte edhe rrënimin e themeleve dhe të mbijetesës së shtetit”, theksoi Ivanovski.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese me politikën e saj brenda dhe ndikimet politike në një periudhë të saj të veprimit, kur ishte – “abolicionin e njohur” kur bisedohej që presidenti i shtetit të sjellë akt të tillë antikushtetues, e pastaj vetë presidenti ta tërheqë, tregon se ka mundësi të tillë, gjegjësisht manifestim në praktikën e një dukurie të rrënimit të vetë rendit.
“Të shpresojmë se do të mbisundojë mendja te anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse tani e shfaqa rezervën time, ndërsa nga ana tjetër duhet të nerret parasysh se kjo çështje ose ato çështje të cilat mbështeten me iniciativën ka karakter adekuat formal-juridik, ka edhe karakter përmbajtësor”, thotë Ivanovski.
Në kontekst sqaron se kjo nënkupton se duke marrë parasysh karakterin e çështjes për të cilën ka të bëjë aktiviteti gjithëpërfshirës në shtet që implementohet vitin e fundit, se kërkohet ndonjë qime në vezë, gjegjësisht se kërkohen shkaqet formale.
“Këto shkaqe formale në rastin konkret mund t’i japin vend thelbit të përmbajtjes. Kjo përmbajtje janë parimet themelore të Kushtetutës, kjo përmbajtje është vullneti i popullit, në rastin konkret ku pas 20-të viteve pritet të zgjidhet një kontest, sigurisht me vështirësitë e saja dhe me parregullsi, por megjithatë duhet të shihet thelbi, e jo forma”, thotë Ivanovski për MIA-n.