Izet Mexhiti: KA OPOZITË SHQIPTARE

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhti në një intervistë për emisionin “Politico” të Tv Globi, ka deklaruar se brenda një periudhe të shkurtër të gjithë u bindën se megjithatë ka opozitë shqiptare, ka alternativë shqiptare.

Marketing

“Kjo opozitë shqiptare i ka tejkaluar bajraktarizmat. Jemi ulur në një tryezë dhe i kemi bashkuar forcat për t’i kontribuar ndryshimit, duke detektuar e luftuar të keqen. Do të dalim me platformë të përbashkët, çka do të thotë se do të kemi ofertë ndaj qytetarit shqiptar për një erë të re në skenën politike shqiptare. Me këto tri subjekte nuk është mbyllur dera. I bëjmë ftesë publike zotit Arben Taravari që ta braktisë qeverinë dhe t’i bashkohet opozitës shqiptare për ta sjellë ndryshimin e nevojshëm. U bëjmë apel edhe intelektualëve, organizatave jo qeveritare, të cilat e duan ndryshimin le të urdhërojnë e të na bashkohen”, ka theksuar mes tjerash Mexhiti.

Marketing