Izet Mexhiti: Na priftë e mbara

Kryesuesi i Lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti është deklaruar pas takimit me liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe të Alternativës, Afrim Gashi, transmeton TV21.

Marketing

Mexhiti tha se në takimin e sotëm është diskutuar rreth parimeve të bashkëpunimit, për të unifikuar zërin opozitar në Maqedoninë e Veriut.

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, do të angazhohemi fuqishëm për të unifikuar zërin opozitar në vend.

Në këtë drejtim ishte edhe takimi i sotshëm me z. Kasamin dhe z. Gashin në Kuvendin e RMV-së, ku diskutuam rreth parimeve të bashkëpunimit tonë.

Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Na priftë e mbara!”, shkroi Mexhiti.

Ndërkaq Gashi bëri të ditur se ky bllok opozitar do të dalë me një ofertë dhe program parazgjedhor.