Izet Mexhiti reagon ndaj sulmit në Veri të Kosovës dhe vrasjes së policit: Provokim i radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës

Akti i sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë një polic dhe një është i plagosur, paraqet edhe një provokim i radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës.

Marketing

Me këtë veprim të shëmtuar vërehet qartë se kush për çfarë është përcaktuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

Duke vlerësuar rolin e faktorit ndërkombëtar si vlerë e pakontestueshme e paqes, urojmë që sa më parë të ketë normalizim të situatës e cila vazhdon të ngelet e tensionuar.

Është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi.

Ngushëllime familjes Bunjaku dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!

Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike

Marketing