Izraeli fajëson Sirinë për rrëzimin e aeroplanit rus

Izraeli ka thënë se Siria duhet fajësuar për 15 personat që kanë qenë pjesë e bordit të aeroplanit të rrëzuar nga forcat siriane, pasi Izraeli ka nisur sulme ajrore në qytetin Latakia.

Marketing

Izraeli ka shprehur “keqardhje” për vdekjet mirëpo ka fajësuar Sirinë për këtë incident.

Aeroplani II-20 është rrëzuar në Detin Mesdhe në mbrëmjen e së hënës.

Rusia fillimisht kishte fajësuar hapat e “papërgjegjshëm” të Izraelit, mirëpo presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se e tëra ka qenë “zingjir i shkaqeve aksidentale tragjike”.

Rusia i ka dhënë mbështetje vendimtare presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile të shtetit të tij.
Në një deklaratë të rrallë, duke detajuar operacionet në Siri, Forcat izraelite të Mbrojtjes ka thënë se “Izraeli shpreh keqardhje për vdekjet e pjesëtarëve të bordit në aeroplanin rus, që është rrëzuar nga pajisjet siriane”.
“Izraeli e mban regjimin e Assadit, ushtria e të cilit ka rrëzuar aeroplanin rus, plotësisht përgjegjës për këtë incident”.

Në deklaratë është vënë faj edhe tek Irani dhe grupi militant, Hezbollah, të dy aleatë të Qeverisë Siriane.
Forcat izraelite kanë thënë se aeroplanët kanë shënjestruar zonat ushtarake siriane “prej nga sistemet për të prodhuar armë ishte planifikuar të transferoheshin në emër të Iranit drejt Hezbollahut”.

Marketing