Aeroplanët luftarakë izraelitë herët në mëngjes ka gjuajtur raketa ndaj periferisë së Alepos, në veri të Sirisë, kumtuan mediumet shtetërore siriane.
Agjencia shtetërore SANA ka dhënë pak detaje për sulmin, por, megjithatë, theksoi se mbrojtja kundërajrore siriane i ka rrëzuar shumicën e raketave, para se ato të arrijnë t’i sulmojnë caqet.
Në ditën e fundit të muajit gusht janë sulmuar periferitë jugore të Damaskut dhe me këtë rast e humbën jetën dy ushtarë, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur.
Izraeli shumë rrallë i komenton raportet e tilla, por besohet se gjatë viteve të fundit ka kryer disa sulme, sepse e kundërshton praninë ushtarake iraniane në Siri.
Vetëm në tre muajt e fundit Siria e akuzoi Izraelin se ka kryer të paktën nëntë sulme ajrore në territorin e saj.