Ja çka i bëri lufta Zelenskyt: Bëhet krahasimi mes fytyrës së tij para dhe pas konfliktit me Rusinë

Lufta që ka filluar më 24 shkurt në Ukrainë duket se ka pasur ndikim të madh te presidenti i kësaj të fundit, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë muajit të fundit, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Presidenti Zelensky nuk njihej aq shumë përreth botës para se kjo luftë të fillonte. Por, nuk kaloi shumë dhe me t’u sulmuar Ukraina nga ushtria ruse, Volodymyr Zelensky dhe fjalimet e tij qarkulluan në tërë botën.

Zelensky vendosi që të qëndrojë në Kiev, përkundër ofertës së Shteteve të Bashkuara që ai të evakuohet dhe të dërgohet në një vend më të sigurt.

Lufta e ka ndryshuar shumë presidentin ukrainas dhe fotot e mëposhtme e tregojnë dallimin.

Foto e parë është bërë një ditë para fillimit të luftës, ndërsa e dyta është bërë sot në vizitën e Zelenskyt në vendin ku u krye masakër e tmerrshme nga ushtria ruse, Bucha.

Zelensky edhe më tej qëndron në Ukrainë dhe vazhdimisht i drejtohet popullit dhe botës duke u përpjekur që t’i japë motiv në radhë të parë ukrainasve, e t’u kërkojë ndihmë Perëndimit.