250 mijë vende pune të lira në Zvicër, këta janë sektorët ku kërkohen punëtorë

Jet d'eau fountain in Geneva, Switzerland

Qindra mijë vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën. Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të 2022.

Marketing

Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve sda. Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai is hitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11,000 vende të lira pune.

Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop me 2278 është duke kërkuar me të madhe staf të ri, transmeton albinfo.ch. Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse, që kërkon 789 dhe qyteti i Cyrihut 586 punëtorë gjithashtu kanë një kërkesë të lartë për punonjës.

Shumica e vendeve të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55,942. Cyrihu ndiqet nga Berna (40,787). Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau (17,448) dhe në kantonin e St. Gallenit (16,117).