Tashmë është kuptuar që vëllezërit Veshaj riprodhojnë punët e të tjerëve, por mesa duket bëjnë të njëjtën gjë edhe me të tyret. Teksa një vit më parë bënin emisionin “Binjakët”, Romeo ka realizuar një poezi.
Por prisni pak, këtë poezi sapo e dëgjuam sërish, këtë herë të kthyer në këngë. Ndryshimi i vetëm që po e këndon Donaldi, kënga “Hesht”. Të paktën 4 vargje janë të njëjta, pra Donaldit e Romeos në një vend u paska ngelur ose siç thonë: Në një vrim i bien fyellit!
Pra shkojnë nga shkojnë, prap tek videot e vjetra e tek fotot ngelen binjakët!