Ja ku mund t’i merrni biletat falas për liturgjinë e Papës në Shkup

Përveç në famullitë katolike në shtet, të gjithë qytetarët e interesuar për prani në ngjarjen qendrore më 7 maj, liturgjinë e shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup, bileta falas do të mund të marrin edhe në rrugën “Maqedonia” tek Shtëpia Memoriale Nënës Terezë, në dalje të QTQ në drejtim të Sheshir “Maqedonia” dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit (ish- Shtëpia e Mallrave), informoi Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Stendat e vendosura në lokacionet e theksuara do të punojnë prej orës 9:30 deri në orën 17:00, duke filluar që nesër deri më 3 maj dhe do të shërbejnë për informimin e qytetarëve për rregullat e nevojshme të sigurisë dhe rregullat organizative.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, të gjithë qytetarët të cilët më 7 maj do të drejtohen drejt sheshit “Maqedonia” për të marrë pjesë në liturgjinë e Papa Françeskut, duhet të qasen në zonën e tyre përmes hyrjes së përcaktuar në biletën falas. Biletën ta ruajnë deri në fund të liturgjisë.

“Më 7 maj të gjitha kapacitetet shtetërore dhe private do të sigurohen me kushtet e nevojshme të punës. Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë apo punojnë rreth sheshit “Maqedonia” do të kanë qasje të papenguar në vendbanimet e tyre, gjegjësisht në vendet e punës, përmes kalimit të caktuar. Është e rëndësishme me vete të mbajnë dokument identifikimi. Brenda zonës do të kenë qasje të lirë në të gjitha lokacionet, përveç në zonën e mbyllur të vetë sheshit, për ku duhet biletë për pjesëmarrje në liturgji”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Shfrytëzimi i autobusëve të NQP-së dhe komunikacionit hekurudhor në drejtim të Shkupit dhe jashtë Shkupit do të jetë falas për të gjithë qytetarët të cilët me vete do të kenë dokumente valide identifikimi.

Nga pres shërbimi qeveritar u bëjnë apel qytetarëve të cilët jetojnë në territorin e Qytetit të Shkupit, më 7 maj ta shfrytëzojnë transportin publik gjatë shkuarjes në vendet e tyre të punës, si edhe të gjithë qytetarëve të cilët do të udhëtojnë drejt Shkupit atë ditë, ta shfrytëzojnë transportin hekurudhor dhe të shmangin shfrytëzimin e veturave.

Të gjitha parkingjet të Komunës Qendër, të NP Parkingjet e Qytetit në Qytetin e Shkupit do të jenë falas më 6 maj pas orës 17 si edhe më 7 maj gjatë gjithë ditës.

Marketing