Pendarovski nga Shtipi: Do të inicoj vendosjen e dekoratës “Kiro Gligorov”

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, në Shtip paralajmëroi se si president i ardhshëm do të inicojë vendosjen e dekoratës “Kiro Gligorov”, ndërkaq e cila do të ndahet për qytetarë me merita, të cilët, siç tha, dhanë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë e shtetit.

Marketing

“Politikat e Gligorovit janë shembull, tregues se sa është me rëndësi për një shtet ta ruajë drejtimin e vërtetë të lëvizjes për të ardhmen e vet”, thotë Pendarovski.
Ai vërejti se krenaria e tij më e madhe është që ka pasur nderin ta njohë presidentin e parë të Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov.

Ai në kuadër të Qendrës multimediale, e vizitoi edhe shtëpinë përkujtimore të Kiro Gligorovit në të cilën ndodhen gjësende personale dhe çmime, që i ka marrë Gligorov si president i vendit.

Marketing