Shefi i diplomacisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar, se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë folur për caktimin e datës për seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Po presim datën e mbledhjes së Qeverisë së përbashkët. Sot kryeministri ma komunikoi këtë dhe po pritet koordinimi”, tha Osmani.
“Mbledhja e përbashkët qeveritare është mundësia më e mirë për të prerë atë që e kemi planifikuar” tha më tej Osmani.
Nuk kumton datë, por shton se pala e Maqedonisë së Veriut, është e gatshme që këtë të realizojë që nesër.
“Ne jemi të gatshëm që të mbajmë mbledhjen që nesër, por ka nevojë për aranzhimet logjistike… Nga sot i kemi në koordinim të dy koordinatorët”, tha më tej Osmani.