Në adresë të portalit TetovaSot është dërguar fletëvotimi nga një qytetar i revoltuar i cili të gjithëve kandidatëve u vëndoi “X”.
Qytetari nuk rrethoi asnjërin nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale, as për Blerim Rekës, as për Stevo Pendarovskin e as për Siljanovskën, por zgjodhi të shkruaj emrin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se deri në orën 17:00, në 79.73% të vendvotimeve të përpunuara, kanë votuar 35,13% të votuesve, ose 496 774 votues, njoftojnë në konferencë për media zëdhënësit e KSHZ.
Dalja më e lartë e votuesve është në Komunën e Kriva Pallankës me 57,82%, Komunën e Demir Kapisë 52,78% dhe Komunën e Demir Hisarit me 51.94 %.
Ndërsa përqindja më e ulët e votimit është në Komunën e Likovës me 13.55%, në Zhelinë 13.62% dh3 në Qendrën Zhupë 13.67%.
Nga KSHZ-ja njoftojnë se nëse vazhdon ky ritëm i votimit, deri në ora 19:00 do të votojnë rreth 600 mijë votues./TS