Ja propozim Ligji për amnisti i VMRO-DPMNE-së (DOKUMENT)

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj për amnisti për të akuzuarit dhe dënuarit për ngjarjet e përgjakshme të “27 Prillit”, ku u përgjakën deputet deri në buzë të vdekjes, u rrahën qytetarë, gazetarë e të punësuar në Kuvend, njofton Zhurnal.

Marketing

Sipas propozim ligjit parashikohet që të gjithë të dënuarit, akuzuarit dhe dyshuarit e rastit “27 prilli” të amnistohen.

“Nëse duhet VMRO- ja do kërkojë falje për ngjarjet e 27 prillit. I bën thirrje të gjitha partive të kyçen në fazën e amendamenteve. Kërkon nga Zaev që bazë për formimin e Komisionit për pajtim kombëtarë ta merr këtë propozim ligj”, thuhet në propozim ligjin e propozuar.