Ja pse nuk ka vaj për gatim nëpër markete

Në shumicën e marketeve në Maqedoni sot nuk ka vaj nëpër rafte. Kriza me këtë produkt bazë vazhdon. Vendimi për heqjen e ndalesës për importin e vajit për gatim është publikuar sot në “Gazetën Zyrtare” të Serbisë.

Marketing

Kjo do të thotë se tani e kanë radhën kompanitë nga të dyja vendet që kanë lidhur marrëveshje për tregtimin e vajit për ushqim.

“Vaji për gatim i importuar nga Republika e Serbisë zyrtarisht nis të mbërrijë sot. Dinamika se si do të rrjedhë importi dhe shpërndarja e vajit në tregje varet nga kontratat e kompanive”, thonë nga Ministria e bujqësisë.

Sipas informacioneve të Alsat, disa nga fabrikat në vend që prodhojnë vaj për gatim përballen me mungesë të lëndës së parë për prodhimin e produktit të gatshëm.

“Përderisa qytetarët e Maqedonisë presin të vijë vaji nga Serbia, të dhënat nga terreni dhe prodhuesit thonë se vaji nuk do t’u kryejë punë sepse atyre u mungon lënda e parë për përgatitjen e vajit për gatim. Do detyrohen lëndën e parë ta blejnë nga ndonjë vend tjetër me çmim më të lartë, që do të thotë se nëpët shitore çmimi i vajit do të vazhdojë të rritet”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.

Problemi i mungesës së vajit ushqimor në dyqane nuk qëndron vetëm tek prodhuesit të cilëve u mungon lënda e parë, por edhe tek kompanitë që edhe pse kanë rezerva vaji, nuk ua shesin tregtarëve sepse duan t’u paguhet menjëherë e jo me vonesë pas disa muajve

Marketing