Rreth 3.4 milionë euro ose 210.420.000 denarë do të kushtoj mbajtja e referendumit për emrin.
Parat do të sigurohen nga buxheti shtetëror por do të bëhet shpërndarja e mjeteve nga ministrit dhe institucionet e tjera shtetërore.
Pasdite, Kuvendi me 68 vota “Pro” e solli vendimin për shpalljen e referendumit që do të mbahet më 30 shtator, ndërsa do të jetë konsultativ.
Pyetja e referendumit do të jetë: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke përkrahur marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë?.