Ja sa do të kushtojë stolisja e qytetit për festat e fundvitit

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit ka lidhur marrëveshje për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit. Stolisja e qytetit do të kushtojë rreth 243 mijë euro, transmeton TV21.

Marketing

Marrëveshje është nënshkruar nga ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov me kompaninë “Link Media Plus”, e cila ka qenë kompania e vetme që ka dërguar ofertë në thirrjen publike të publikuar në muajin shtator.

“Zbukurimi përfshin, vendosjen e pemës në sheshin Maqedonia, si dhe stolisja e disa lokacioneve të ndryshme. Zbukurimi dhe stolisja gjatë festave të Vitit të Ri duhet të jetë në nivel të lartë estetik, në frymën e jetesës moderne, me dizajn bashkëkohor dhe atraktiv, me efekte artistike. Stolisja duhet të përfundohet deri më 20 nëntor”, thonë nga Byroja për furnizime publike.