Ja sa drejtori do ti udhëheq PDSH, në pritje të emërimeve

????????????????????????????????????

PDSH me hyrjen në Qeveri dhe në kuadër të negociatave ka arritur që të marrë 17 drejtori në nivel qendror. Kjo është bërë e ditur nga disa portale që janë thirrur në burime partiake.

Marketing

Megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete, për shkak të zvarritjes së emërimeve të drejtorive nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ditë më parë dy partitë Lëvizja BESA dhe PDSH në mënyrë indirekte kanë alarmuar zvarritjen e procesit të ndarjes së resorëve të drejtorive, por më shumë për emërimet që duhen bërë.

Siç mësohet Lëvizja BESA do të ketë mbi 20 drejtori në nivel qendror, por që disa resore drejtorish ende janë në proces të negociimit. Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se kjo zvarritje po ndodhë për shkak të çështjeve prioritare që kanë të bëjnë me emrin dhe prioritetet e tjera. Zaev paralajmëroi se përveç ndërrimit të ministrave, do të ketë ndryshime edhe në nivel të drejtorive, ku do të largohen gjithë ato kuadro që nuk kanë treguar rezultate. (INA)

Marketing