Ja sa gjoba janë shqiptuar për 24 orë në në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

Marketing

Sipas njoftimit të MPB-së, 41 prej gjobave janë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe katër gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe 43 për parkim të parregullt.