Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për të hyrë në vend pritet rreth 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka më vonesa, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet normalisht, ndërkaq trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë.