
Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, i cili ka shpërthyer në luftë ditët e fundit, ka bërë që shumë ukrainas të largohen nga Ukraina.
Më shumë se 150,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net
“Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës”, shkroi Filippo Grandi në Twitter.