“Jam Michael Jackson i shqiptarëve” – Esat Aga nga Zhutat me super deklaratë (VIDEO)

Rapsodi i njohur, Esat Aga, nga grupi “Zhutat” i ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, në Kanal10, ka folur për përformancat e tij gjatë ahengjeve të ndryshme, duke thënë se në dasma kërkojnë shumë shpesh që të thyhet çiftelia.

Marketing

Ai ka treguar një rast që i kishte ndodhur në një restaurant në Itali ku pronar ishte një italian.

Aga rrëfeu momentin kur italiani e kishte parë përformancën e tij dhe i kishte thënë që nuk kam parë kurrë kështu, vetëm kërcimin e Michael Jackson dhe stilin e tij.

“Për mua ishte vlerë e madhe që një italian me ma vlerësu stilin tim dhe tash po e ndi vetën baraz me Michael Jackson se unë jam Michael Jackson i shqiptarëve”, tha rapsodi Aga. /Gazeta10 https://youtu.be/zPlXAoW5W3o