“Jam në Ukrainë” – publikohen mesazhet e fundit të ushtarit rus me nënën e tij

Të tjera dëshmi vijnë nga kampi i luftës ku raportohet se shumë ushtarë rusë nuk e kanë ditur se po shkonin në luftë në Ukrainë.

Marketing

Madje sipas raportimeve nga fronti i luftës, një pjesë e ushtarëve rus raportohet të kenë qenë dhe të pastërvitur.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi mesazhet telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej.

Mes rreshtave, ushtari i identifikuar si Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën:

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.