Skena emocionuese në PE, eurodeputetët me bluza me flamurin ukrainas

Skena emocionuese kanë shoqëruar hapjen e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit të BE-së, e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Marketing

Seanca filloi me ovacione dhe duartrokitje, ndërsa eurodeputetët u ngritën në këmbë. BBC ka publikuar gjithashtu fotot ku ata shfaqen me bluza me flamurin e Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola, falënderoi Presidentin Zelensky, i cili u bashkua me video-lidhje.

“Zoti President faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat për rreziqet,” tha ajo në një fjalim, ku vlerësoi heroizmin e popullit ukrainas që mbrojti vendin e tyre.

Zonja Mesola tha gjithashtu se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet.