Janakieski reagoi pas disa “bombave” të dëgjuara dhe kërkoi të verifikohen autenticiteti i tyre

Bisedat ndërmjet ish-ministrit të Transportit Mile Janakieski, ish-ministres Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjer, shef i Kabinetit të ish-kryeministrit po dëgjohen në seancën e Gjykatës Penale në Shkup.

Marketing

Në audio incizimet dëgjohet se si ata bisedojnë për votuesit e diasporës dhe se sa janë të paraqitur zyrtarisht në KSHZ, si dhe për kandidatët potencial në zgjedhje të cilët do të mund dhe do të kishin mundësi më të mira që të jenë në listën e njësive zgjedhore.

Pas disa bisedave të dëgjuara, Janakieski reagoi deri te Gjykata se, siç tha, mungon një bisedë ndërmjet tij dhe Ilija Dimovskit.

“Nga incizimet e pretenduara të cilat PSP-ja thotë se janë biseda ndërmjet meje dhe Protugjer, them se do të dëgjohem me Ilija Dimovskin. Biseda tjetër është lëshuar 10 minuta më vonë me Protugjer ku unë e rrëfej bisedën me Ilian. Kjo është dëshmi se nuk janë dorëzuar të gjitha bisedat dhe se duhet të vërtetohet autenticiteti”, tha Janakieski.

Avokati i mbrojtjes Petar Vasilev kërkoi që prokurori të tregojë se në çfarë baze riprodhohen dëshmitë, sepse, siç tha, nga bisedat deri më tani nuk mund të dëgjohet vetëm për aftësitë organizative të një partie për fushatë politike dhe asnjëherë për vepër penale.

Marketing