Janakieski urdhër institucioneve që të kryejnë presion ndaj të punësuarve që të votojnë në zgjedhje

Gjithsej 117 “bomba” sot janë dëgjuar në Gjykatën Penale në Shkup në seancën për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Në pjesën më të madhe të bisedave nga marsi i vitit 2013 morën pjesë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili u është lajmëruar personave përgjegjës në ministritë, institucionet dhe shkollat që të kryejnë presion ndaj të punësuarve që të votojnë në zgjedhje.

Marketing

“Ke te ti një të punësuar N.N. Nuk lajmërohet dhe nuk ka dhënë +tre. T’i thuash që të dalë dhe të votojë. Nesër në orën 9:00 me gjithë familjen të votojë”, kjo dëgjohet gati se në secilën bisedë të Mile Janakieskit me përgjegjësit e ministrive.

Nga audio incizimet e lëshuara si material dëshmues dëgjohet se si Janakieski u lajmërohet ministrave, drejtorëve dhe personave kompetent që të kryejnë të dalin dhe të votojnë ushtarë, doktorë, të punësuar në MPB, Filharmoni, OBM, ministritë e Drejtësisë, Bujqësisë, ndërmarrjeve publike Parqet dhe Gjelbërimet, Higjiena Komunale, etj.

Mile në bisedë me ish-ministren e Kulturës, Kançeska Milevska i tregon me emër dhe mbiemër se cilët të punësuar duhet t’i locojë dhe nesër me familjen të votojnë, përderisa në një bisedë tjetër me një kompetente nga Ministria e Drejtësisë e këshillon që të lajmërohet personalisht te njerëzit, sepse ai këtë e ka bërë dhe ka pas efekt. “Po, po ministër nesër deri në orën 9:00 me familjen do të dal”, thotë duke buzëqeshur Janakieski.

Në njërën nga bombat, Mile i sqaron një bashkëbisedueses se si kontrollojnë se të punësuarit kanë dalë të votojnë.
“Natasha deri në orën 9:00 i lëmë që të votojnë, pastaj kemi 18 kontakt qendra dhe i lajmërojmë. Në qendër ka 66 vendvotime dhe ka 66 telefona. I kemi njerëzit në Listën Zgjedhore dhe kemi baza të anëtarëve të ndara në vendvotimet.

Ato lista ua dhamë atyre që do të qëndrojnë në kutitë e votimit, mbikëqyrësve dhe do t’i shënojnë se kush ka dalë, e kush jo dhe ne u themi që të mos ju lajmërohen atyre të cilët nuk kanë dalë. Të gjithë të punësuarit pas votimit duhet të shkojnë në Komitetin Komunal dhe të nënshkruhen. Është ideale që ai para vendvotimit t’i identifikojë, e nëse jo, atëherë ai që është mbikëqyrës në kutitë e votimit. Pastaj e dimë sipas vendvotimeve se kush si ka votuar dhe se sa kanë dalë të votojnë deri në orën 12,14, 16”, sqaron Mile.

Në njërën nga bisedat më vonë sqaron se të gjithë të punësuarit duhet pas votimit në Komitetin Komunal që të nënshkruajnë, ky është “sistem i kontrollit të dyfishtë” thotë Mile.
Në lëndën “Titanik” janë parashtruar më shumë se 1.000 audio incizime në listën e dëshmive materiale nga PSP, ndërsa deri më tani janë dëgjuar më shumë se 500.