Janë blerë 16 mijë 434 tonë duhan, blerja mund të përfundojë deri më 20 shkurt

Po intensifikohet blerja e duhanit në vend dhe në rajonin e Prilepit dhe të Pellagonisë, sepse kushtet e motit i përshtaten manipulimit vendor para se fryti të ofrohet në ndërmarrjet blerëse, njofton Koha.

Marketing

Sipas inspektoratit bujqësor deri më tani janë blerë 16.434 tonë duhan me çmim mesatar prej 210,54 denarë për një kilogram.
“Blerja po rrjedh pa pengesa, si dhe pagesa e duhanit. Deri më tani janë paguar 93 për qind e frytit të blerë të rekoltës”, konsideron Bllagoh Indov, drejtor i inspektoratit bujqësor.

Prodhuesit e duhanit janë të kënaqur nga vijimi i pagesës së frytit të blerë të duhanit. Afati ligjor i blerjes është deri më 15 mars.