Janë gjetur 43 emigrantë në një automjet mallrash tek unaza “Përdejcë”

Në autostradën Gjevgjeli- Shkup tek unaza “Përdejcë” dje në ora 14:00 nëpunës policor kanë ndaluar një automjet mallrash “iveko deili” dhe gjatë kontrollit janë gjetur 43 emigrantë.

Marketing

Siç ka njoftuar MPB automjeti është drejtuar nga personi SH.E (21) nga Kosova, ndërsa ka qenë pronë e A.Q (28) nga fshati Haraçinë e Shkupit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 43 emigrantë nga Pakistani, India, Kashmiri dhe Afganistani. Emigrantët janë dërguar në stacionin e policisë të vendkalimit kufitar ‘Bogorodicë’, ndërsa shoferi është privuar nga liria dhe i është dorëzuar stacionit policor në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët fletëparaqitje adekuate”, qëndron në kumtesë.