Janë helmuar qen endacakë në Tetovë

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi” sot akuzoi se në Tetovë ishte kryer pastrim rutinë i qenve të qytetit. Sipas informacioneve të tyre, qentë ishin helmuar pasi që para disa ditëve ishin paraqitur video-incizime në të cilat grupe të qenve kishin shëtitur në qendër të Tetovës.

Marketing

“Askush nuk ishte fajtor dhe nuk jep përgjegjësi që aq qen endacakë ka në rrugë. Askush nuk është fajtor dhe nuk do të përgjigjet se ka përdorur helm i cili për pesë minuta mund të mbys një person të rritur, e lëre më një fëmijë. Askush nuk është fajtor dhe nuk do të mbajë përgjegjësinë se i ka hedhur në rrugë, sipas gjitha gjasave të ngarkuar nëpër furgone, të transferuar nga një komunë në tjetër. Askush nuk është fajtor dhe nuk mban përgjegjësinë që udhëhiqet ajkë ndaj kafshëve – vetëm ata janë fajtor që janë gjallë në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e “Anima Mundi”.

Ndërmarrja Publike Komunale – Tetovë informon se pas denoncimit të marrë nga qytetarë ekipet e tyre i kishin ngritur trupat e qenve të vrarë dhe i kishin varrosur në lokacion adekuat, sipas rregullave. Prej atje theksuan se në muajin e kaluar kanë ngrit katër trupa, përsëri pas denoncimit të qytetarëve se në një vend të caktuar ka qen të ngordhur.

Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e muajit të kaluar solli vendim për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë. Sipas këtij vendimi, qentë endacak të qytetit do të trajtohen në mënyrë adekuate sipas procedurave të ndryshme dhe do të strehohen në një stacionar në rrugën “Gostivari”, në objekt te selia e “Higjienës Komunale”. Sipas programit, brenda muajit do të kapen 20 qenë për çka do të ndahen 500 mijë denarë, para nga buxheti i komunës së Tetovës. Ky program duhet të fillojë nga 1 dhjetori i këtij viti.