Njëzet e dy asistentë personal sot morën certifikata dhe në vijim është lidhja e tyre me personat me aftësi të kufizuara të moshës mbi 18 vjeç të cilët do të marrin shërbim profesional i cili do të thotë të lirohen në lëvizje, në socializimim, arsimimin dhe tregun e punës.
Këtë sot në Qeveri e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska pas dorëzimit të certifikatave asistentëve personal. Programi për të cilin mjetet për trajnim janë siguruar përmes masave aktive për punësim, tashmë zbatohen në Manastir, Strugë, Kumanovë, Negotinë, Gostivar, Strumicë dhe Shkup, ndërsa shërbimi u është ofruar të gjithë personave me aftësi të kufizuara të cilët kanë aplikuar.
Ajo theksoi se asistenti personal në muaj do të angazhohet 80 orë gjegjësisht gjysëm orari pune çdo ditë ai të jetë në dispozicion të një personi me aftësi të kufizuara.
“Ky është programi të cilin MPPS përmes Qeverisë e miratoi në mars. Këto janë hapat e parë për fitimin e besimit mes asistentëve personal dhe personave me aftësi të kufizuara. Për këtë program kemi ndarë më shumë se 17 milionë denarë për këtë vit, por e njëjta parashikohet me Ligjin e ri për mbrojtje sociale me çka vendimi do të bëhet sistemor”, tha Carovska.
Në Ligjin e ri për mbrojtje sociale, i cili duhet të fillojë më janar, theksoi, asistenca personale sigurohet me ligj. Shtoi se janë në përgatitjen e planit të ri operues dhe në vitin 2019 do të vazhdojnë me edukimin e vazhdueshëm të më shumë asistentëve personal.
Drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Republikën e Maqedonisë, Biljana Jovanovska tha se vitin e ardhshëm do të vazhdojnë me këtë lloj trajnimi si pjesë nga projektet e tjera dhe masat për punësim të cilat do të vijojnë në planin operues.
Suzana Tuneva Paunovska nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë theksoi se 92 asistentë personal të trajnuar do t’u mundësojnë gjithçka që kanë nevojë personave me aftësi të kufizuar në kuptim të asistencës arsimore dhe të jenë më konkurrente në tregun e punës gjegjësisht do t’ua lehtësojnë përditshmërinë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ministrja Carovska tha se me siguri Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të sjellë program i cili në mënyrë sistematike do ta zgjedh asistentin arsimor, por kjo ka të bëjë me asistencën personale të personave të rritur të cilët në mënyrë të pavarur mund të vendosin çfarë duhet të bëjnë gjatë ditës, ndërsa asistenti personal është këtu t’u ndihmojë dhe t’i mbështet në këtë proces.