Janë shqiptuar 157 shkelje në Shkup, 46 për ngasje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit mbrëmë, janë shqiptuar gjithsej 157 masa, mes të cilëve 46 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë për ngasje pa patent shoferi dhe katër për automjete të paregjistruara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Janë shqiptuar edhe 10 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes, 21 shkelje të kryera nga motoristët dhe 41 sanksione për parkim të paligjshëm.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik.