Janeva tjetër letër nga burgu, aktivizon dorëheqjen

Prokurorja Speciale Katica Janeva, në një letër të re nga burgu i Shkupit, informoi Këshillin e Prokurorëve Publikë se ajo aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar të paraqitur më 15 korrik. Këshilli i Prokurorëve Publikë njoftoi jozyrtarisht se ata ishin në dijeni të dorëheqjes, por asnjë konfirmim zyrtar sepse letra u dërgua vonë këtë pasdite.

Marketing

Dorëheqja që Janeva shkruajti me dorë vjen në të njëjtën ditë me vendimin e Komisionit të Emërimeve, i cili njëzëri vendosi t’i propozojë Kuvendit për ta shkarkuar atë.