Japoni, femra e parë në drejtimin e një avioni luftarak

Misa Matsushima, togere 26-vjeçare, do të jetë e para femër në Japoni që do të drejtojë një avion luftarak. Detyra e saj do të nisë të premten, pasi ka përfunduar trajnimin për të fluturuar me një “F-15”, njoftoi ushtria japoneze.

Marketing

“Duke qenë se jam e para pilote femër mbi një avion luftarak, jam ajo që çel dyert për këtë risi”, tha ajo për reporterët e interesuar.

Forcat Ajrore japoneze nisën të rekrutonin femra në vitin 1993, por rolet e tyre nuk përfshinin edhe ato të pilotit të avionëve luftarakë apo avionëve të gjurmimit. Gjithsesi, ky kufizim u hoq në fundin e vitit 2015.

“Që kur kam parë filmin Top Gun, në kohën kur isha në shkollë fillore, gjithmonë i kam admiruar pilotët e avionëve luftarakë”, thotë e diplomuara nga Akademia Kombëtare e Mbrojtjes së Japonisë për gazetarët. “Uroj që të vazhdoj të punoj fort për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për vetveten, por edhe për gratë e tjera që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen”.

Marketing