Jep dorëhejqje Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Nuk dihen shkaqet, por kryeministri e njoftoi dorëheqjen e ministrit Xhafaj përmes Twitter.

Marketing

Kryeministri Rama shkroi në Twitter: “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar.

Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”.

Ish Ministri i Brendshëm tashmë, ka qenë pjesë e akuzave të opozitës për lidhje me boten e krimit sidmos pas publikimit të përgjimeve ku përfshihej vëllai i tij i dënuar për trafik droge.

Gjithsesi nuk jane shume te qarta arsyet sipas Rames, por pas njoftimit ne Twiter Xhafaj duket ti lirojë zyren e ministrit këshilltarait të Rames, Lleshi.

Marketing