Një gropë e madhe është krijuar në formë të papritur dhe të pa shpjegueshme në parkingun e një spitali në Jerusalem.
Mësohet nga mediat e huaja se si pasojë e kësaj, tre makina kanë rënë brenda.
Megjithatë nga burimet paraprke besohet se gropa është shkaktuar nga një tunel autostrade, që është duke u hapur aty pranë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa pamje të shumta tregojnë makinat teksa “gëlltiten” nga gropa.