Osmani: Fillimi i bisedimeve me BE-në, përfitim rajonal

Fillimi i bisedimeve me BE-në do të ketë ndikim pozitiv për tërë rajonin në arritjen e vlerave evropiane tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani në video – takim me ministrat pjesëmarrës nga rajoni dhe vendet e BE-së.

Marketing

“Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin aktiv dinamik aderues do t’i angazhojë shoqëritë në krijimin e vlerave të reja, progres dhe konkurrencë pozitive. Bashkëpunimi rajonal bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, të demostrohet qenësi dhe lidership i përbashkët politik. Fakti se kemi dallimet tona dhe qëndrime të ndryshme nuk e përjashton bashkëpunimin në të gjitha sektorët që kanë të bëjnë me BE-në.”,- u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Në video – takim, Osmani informoi për iniciativën për një platformë joformale të bashkëpunimit politik – Ballkan 6 në format ministrash që do të synonte thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në fushat me interes të përbashkët.