Johnson: Nuk kam thënë se më mirë të kemi mijëra të vdekur sesa një bllokim të tretë

Gazeta DailyMail ka raportuar të hënën se kryeministri britanik, Boris Johnson, pati deklaruar muaj më parë se ai do të preferonte më parë të shihte “mijëra të vdekur” se sa të implementonte një bllokim të tretë në vend, duke iu referuar situatës së pandemisë.

Megjithatë lidhur me këtë rast ka reaguar Johnson i cili hodhi poshtë pretendimet e gazetës se i njëjti kishte bërë këto komente në muajin tetor, pak para bllokimit të dytë kombëtar të Anglisë.

“Nuk ka më bllokime – le të grumbullohen trupat me mijëra”, kështu pretendohet të ketë thënë kreministri britanik në një takim në Downing Street gjatë muajit tetor.

Marketing

Ndërkohë, këto deklarata po cilësohen si të pavërteta nga Johnson, kur i njëjti u pyet për sa i përket kësaj çështjeje.

“Jo, por unë mendoj se gjëja e rëndësishme.. që unë mendoj se njerëzit duan që ne të vazhdojmë dhe të bëjmë si qeveri është që të sigurohemi që bllokimet të funksionojnë”, ka deklaruar ai.

Zëdhënësi zyrtar i Johnson gjithashtu mohoi pretendimet për gazetarët.

“Kjo është e pavërtetë dhe ai e ka mohuar [ta ketë thënë] atë”, u shpreh ai.