Jon Jones: UFC do ta marrë vendimin e duhur, do të ndeshem me Ngannou

Luftëtari i MMA, Jon Jones i ka hedhur “benzinë” zjarrit duke ngacmuar paksa kampionin e ri të “Heavyweight”, Francis Ngannou.

Jones thotë se një marrëveshje prej 8 deri në 10 milionë dollarë as nuk është afër asaj çfarë ai dëshiron për këtë luftë.

Më herët këtë javë, Derrick Lewis ishte dhënë mundësia që të luftojë me Ngannou në qershor.

Marketing

Por, Jones është optimist se lufta do të ndodhë.

“Mendoj që do të ndodhë, mendoj që UFC do ta marrë vendimin e duhur”, tha ai.

“Kjo është njëra nga meçet me të mëdha të gjeneratës tonë dhe do të ishte për keqardhje të mos ndodhte”, shtoi ai.

“Koha është e mirë, ne jemi të durueshëm siç e potencova, vetëm të bëjmë atë që bëjmë dhe të kontrollojmë atë që mundemi”, tha Jones.

Jones për herë të fundit luftoi në UFC kur mposhti Dominick Reyes në shkurt 2020.