Jonuz: VMRO është guri që pengon rrugën për në Evropë

Agim Jonuz në emisionin “Samo Vistina”, në televizionin Kanal 5, akuzoi Aleksandër Pandovin e VMRO-DPMNE-së, se partia e tyre janë pengesa kryesore e vendit për të shkuar në Evropë.

Marketing

“Le të përfshihen bullgarët në Kushtetutë, ata me pakicën e tyre nuk do të kenë asgjë më ekskluzive se bashkësitë e tjera etnike. Çfarë turpi ka këtu? Sa të privilegjuar janë turqit për t’u përmendur këtu. Ju të VMRO-DPMNE duhet të kthjelleni pak. Jeni kapur me bullgarët, bullgarët, kini mendje, lërini bullgarët në Kushtetutë”, tha Jonuz.

Ai shtoi se ku është historia për Aleksandrinë e Madh, projekti “Shkupi 2014” ka kaluar dhe prandaj thoni prit tani, si ta mbajmë popullin nën kontroll. Ju jeni një gurrë që ndërpret rrugën për në Evropë”, tha Jonuz.