Joseph: Marrëveshja për emrin meriton të fitojë çmimin Nobël

Marrëveshja e Prespës meriton Çmimin Nobël, sepse krijoi model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare në lidhje me çështjet e identitetit, thotë analisti politik dhe ish-anëtari i Grupit ndërkombëtar të krizës, Eduard Xhozef në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Marketing

Duke e përsëritur dhe sqaruar qëndrimin e tij në tekstin e tij të publikuar në “Forein polisi” në qershor të këtij viti shkroi se marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe kryeministrat e dy vendeve meritojnë të jenë kandidatë për Çmimin Nobël, Xhozef, i cili është profesor i Universitetit “Xhon Hopkins” në Uashington, thekson se nuk bëhet fjalë për çështje qesharake siç e karakterizuan disa, por se “nevojitet guxim që të bëhet kompromis”.

“Shkaku i vërtetë për të cilin kjo marrëveshje meriton Çmimin Nobël nuk është vetëm se më në fund zgjidh një problem, por sipas gjitha gjasave krijon model të ri për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare të cilat janë të lidhura me çështjet e identitetit. Paramendoni në shembullin e kontestit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës që ka të bëjë me identitetin e Jerusalemit. Qasja e miratuar në Marrëveshjen e Prespës krijon model ndërkombëtar që meriton tërësisht të merret parasysh për Çmimin Nobël”, thotë Xhozef.

Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai në intervistë për ANA-MPA sqaron se karakteristika e qeverive ka luajtur rol të rëndësishëm, sepse në të dyja vendet, në periudhë të njëjtë, kishte liderë me guxim politik që t’i hapin çështjet, dhe jo vetëm të bisedohet, por edhe të hynë në thelb dhe kanë treguar dëshirë për marrëveshje përfundimtare, dhe jo të përkohshme.

Në lidhje me reagimet në të dyja vendet, Xhozef thotë se fakti që kritikat janë të njëjta edhe nga të dyja palët, “qartë tregon se ekziston kompromis i drejtë”.

“Ai që është i rezervuar duhet ta lexojë vetë marrëveshjen dhe të konfirmojë se janë bërë përpjekje që të mbahet respektimi i rrëfimit historik të secilit vend. Dhe tani kemi një çështje, e cila në të vërtetë, mbeti e hapur për rreth 100 vite, sepse rrënja është që nga koha e Luftërave Ballkanike, të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, sqaron profesori në intervistë, transmeton MIA.

Ai shton se marrëveshja i shërben interesit strategjik të Greqisë dhe ndihmon që vendi të marr rolin e fuqisë rajonale.

Marketing