Jovanoviq: Rusia mbështeti veprime që çuan në pavarësinë e Kosovës

Kryetari Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Serbi, Çedomir Jovanoviq, vazhdon të insistojë se Serbia duhet ta pranojë realitetin lidhur me Kosovën dhe se kjo çështje është nyja më e madhe, të cilën, siç thotë ai, duhet ta zgjidh ky brez.

Marketing

“Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye”, tha Jovanoviq për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, dhëheqësi i LDP ka thënë se e tërë bota ka një pozicion për Kosovën që është e ndryshme nga ai i Serbisë , “madje edhe rusët, për të cilët ne lidhemi, kanë mbështetur shumë veprime të bashkësisë ndërkombëtare të cilat çuan në formimin e shtetit të Kosovës”.

“Nuk mund të them se kjo është nyja më e madhe dhe se këtë nyje gjenerata jonë duhet ta zgjidh. Nëse fëmijëve tanë ua lëmë një të kaluar të tillë, për nipërit tanë nuk do të jemi kurrfarë pike e ndritshme. Paqe dhe vetëm paqe”, tha Jovanoviq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, çështja e Kosovës ky nuk është problem i qeverisë, “ky është problem i kësaj shoqërie, i cili nuk guxon të ndahet mes opozitës dhe pushtetit.

“Pushteti, natyrisht, ka përgjegjësinë më të madhe, por do të duhej të ketë fuqinë për t’u marrë me këto çështje. Opozita jonë, në lidhje me Kosovën, ka qëndrime nacionaliste, do të thosh unë, qëndrime ‘të vjetra’. Nuk ka asnjë qasje e re, por nga lahuta është kaluar në muzikë ashensorësh”, tha ai.

“Kur flasim për presionin e Perëndimit, nuk duhet t’i harrojmë interesat e tyre. Ata shpesh nuk përputhen me idenë tonë se çfarë është Perëndimi. Perëndimi i ka problemet e veta dhe nuk dëshiron që ne ti pengojmë në rrugën e prosperitetit të tyre”, tha Jovanoviq.

Lideri i LDP-së thotë se “ne duhet të shohim se si dhe se për çfarë do të flasim me shqiptarët, kurse biseda është gjithmonë e mundur”.

“Pra, dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale. Kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe ekonomikisht prosperues”, përfundoi ai Jovanoviq.

Marketing