“JU FLET RADIO SHKUPI”, kur Vllado Maleski foli shqip para 74 vitesh

Sot, Radio Shkupi shënon përvjetorin e 74 të ekzistimit të programit në gjuhën shqipe. 74 vite Radio Shkupi ka përmbushur misionin e vet, duke qenë pranë dëgjuesve, duke i informuar më ngjarjet aktuale, duke i argëtuar me muzikën që nuk e ka asnjë radio tjetër shqiptare. Ky përvjetor na gjen me lajme të mira për dëgjuesit tanë, ku ëndrra e kamotshme do të bëhet realitet, së shpejti do të fillojë transmetimi i programit 24 orë në gjuhën shqipe, me shumë risi dhe ndryshime në program…, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Në ndërkohë, para 74 vitesh, konkretisht më 28 janar 1945, fjalën e parë shqipe në eter “Ju flet Radio Shkupi” e ka thënë gazetari dhe shkrimtari Vllado Maleski nga Struga. Arsimin fillor Maleski e kishte mbaruar në Shkodër, gjimnazin në Manastir, ndërsa Fakultetin Juridik në Beograd, raporton koha.mk.

Ka qenë pjesëmarrës i Luftës Nacionalçlirimtare dhe një nga lëvruesit e prozës bashkëkohore maqedonase. Ka qenë drejtor i Radio Shkupit dhe redaktor i revistave “Nov Den”, “Sovremenost” dhe “Razgledi”. Ka qenë ambasador në Liban, Etiopi dhe në Poloni. Maleski e ka njohur mirë gjuhën shqipe, pasi arsimin fillor e kishte kryer në Shkodër të Shqipërisë.