Juratoviç: Proceset gjyqësore kundër Gruevskit nuk janë të montuara

Deputeti gjerman Josip Juratoviç, në një intervistë për Faktor vlerëson se proceset gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit nuk janë përndjekje politike.

Marketing

Ai thotë se ato janë ngritur pasi ish-kryeministri ka punuar në kundërshtime me ligjet.

“Se nuk bëhet fjalë për proces politik të montuar tregon edhe fakti se gjithë gjyqësori që lartë-poshtë ka qenë në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, i njëjti është edhe tani. Do të thotë se gjykatësit nuk janë ndërruar edhe pse është e nevojshme të bëhen reforma në gjyqësi”, tha Juratoviç.

Ai shtoi se është patjetërsueshme të largohen gjykatësit e korruptuar, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor.