Tre artistët e njohur janë bërë bashkë për një projekt muzikor.
Ani pse me vështirësi për xhirime për shkak të pandemisë, Justin Bieber, Drake dhe DJ Khaled realizuan me videoklip këngën e re, shkruan lajmi.net.
“Popstar”, mban titullin ky projekti i ri muzikor, i cili është publikuar në të gjitha platformat dixhitale.
Kënga është vizualizuar me një klip, i cili përmban skena interesante, ku të tre artistët i xhiruan pothuajse në kushte shtëpie.
Për pak orë nga publikimi, kjo këngë ka marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube dhe po komentohet shumë edhe nga emrat e njohur të industrisë së muzikës.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga DJ Khaled, Drake dhe Justin Bieber.