Juventusi në krizë, mposhtet nga Napoli

Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 më transfertën e javës së tretë të Serie A. Napolitanët bënë një gabim në mbrojtje dhe Morata përfitoi, duke shfrytëzuar hapësirën dhe mposhtur portierin.

Marketing

Napoli i u rikthye në pjesën e dytë. Matteo Politano barazoi shifrat në minutën e 57, ndërsa afër fundit, në të 85-tën Koulibaly kompletoi përmbysjen.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Juventusit në këtë sezon të Serie A, teksa në tre javë numërojnë vetëm 1 pikë dhe renditen të 14-ët, një nga startet më të dobëta të Allegrit nën drejtimin e “Zonjës”. Napoli me këtë fitore marrin përkohësisht vendin e parë me 9 pikë të plota./