Ballina Lajme Botë “Ka kancer dhe do operohet”, mediat: Putin do tërhiqet nga drejtimi i...

“Ka kancer dhe do operohet”, mediat: Putin do tërhiqet nga drejtimi i luftës (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i luftës në Ukrainë për ditë të tëra, pasi ai do t’i nënshtrohet një operacion kundër kancerit, shkruan Daily Mail.

Marketing

Sipas medias britanike, Putin do të emërojë kreun e Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev për të marrë kontrollin e pushtimit ndërsa ai do të jetë duke iu nënshtruar ndërhyrjes.

Shadowy Patrushev, 70 vjeç, shihet si arkitekti kryesor i strategjisë së luftës deri më tani dhe ai është njeriu që e bindi Putinin se Kievi është i mbushur me neo-nazistë.

Pretendimet u shfaqën në kanalin e njohur Telegram General SVR, i cili thotë se burimi i tij është një figurë e vendosur mirë në Kremlin.

Gjenerali SVR raportoi se Putin vuan nga kanceridhe Parkinsoni prej 18 muajsh.

Thuhet se ka vonuar operacionin,I cili ishte planifikuar për gjysmën e dytë të prillit.

“Putinit iu rekomandua që t’i nënshtrohej një operacioni, data e së cilës është duke u diskutuar dhe rënë dakord”,-thuhet në media.

“Duket se nuk ka ndonjë urgjencë të veçantë, por as nuk mund të vonohet.”

Sipas Daily Mail, ai gjithashtu vuan nga ‘sëmundja e Parkinsonit dhe çrregullimi skizoafektiv’, i cili mbart simptoma të skizofrenisë duke përfshirë halucinacione dhe mani.

Kremlini e ka mohuar me forcë se Putini ka probleme shëndetësore dhe thotë se ai është me shëndet të mirë, edhe pse ai ka munguar në mënyrë misterioze vitet e fundit.

Marketing
Exit mobile version