Ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së pavarur

Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit, pas shpalljes së pavarësisë. Andov ka lindur në Kavadar, ndërkaq shkollimin e lartë e ka kryer në Shkup dhe Beograd.

Marketing

Përveç pozitës së kryetarit të Kuvendit, ai ka qenë edhe deputet dhe kandidat për president në vitin1999. Andov është vlerësuar si njohës i çështjeve ekonomike, ndërkaq në politikë ka qenë aktiv që nga koha e ish Jugosllavisë, kur në vitet nga 1987 deri në vitin 1991 ka ushtruar detyrën e ambasadorit në Irak.

Andov, ishte themelues i Partisë Liberale të Maqedonisë, të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1997, kur edhe kjo parti u bashkua me Partinë Demokratike.