Kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve për përdhunimin e një 32-vjeçareje
Kallëzim penal është ngritur ndaj dy banorëve të Shkupit, të dyshuar për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, Njësia për Krime të Dhunshme, përkatësisht Departamenti për Delikte të Gjakut dhe Delikte Seksuale pranë SPB Shkup, ka dorëzuar me procedurë të përshpejtuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit ndaj A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy nga Shkupi.
Sipas dyshimeve, më 17 korrik, rreth orës 21:45, pranë rrugës Gorno Lisiçe–Dollno Lisiçe, ata, duke përdorur forcë fizike dhe kërcënime, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një gruaje 32-vjeçare nga Serbia, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.
Të dyshuarit janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili u ka shqiptuar masën e konfiskimit të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit. / Aktuale.mk
