Kamala Harris do të jetë gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Sipas projeksioneve të fundit të publikuar nga CNN, thuhet se ajo do të jetë personi i parë me ngjyrë që e merr këtë pozitë, transmeton Klan Kosova.
Harris, e cila ka përfaqësuar Kaliforninë në senat që nga viti 2017, është vajza e emigrantëve të Xhamajkës dhe Indisë.
Ajo ishte gruaja e parë indiano-amerikane dhe e dyta si person me ngjyrë që shërbeu si senatore në SHBA.